Shkalla e papunësisë urbane e anketuar në Kinë ishte 5.2 për qind në prill
2023-05-18 18:13:08

CFP

CFP

Shkalla e papunësisë në zonat urbane të anketuara në Kinë ishte 5.2 për qind në prill, 0.1 pikë përqindje më pak nga marsi, bëhet e ditur nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Sipas NBS-së, shkalla e papunësisë në moshën 25-59 vjeç, pjesa më e madhe e tregut të punës, ishte 4.2 për qind në prill, nga 4.3 për qind në mars.

Shkalla e papunësisë e anketuar në 31 qytete të mëdha arriti në 5.5 për qind në prill, e pandryshuar nga marsi.

“Tregu i punës në Kinë është përmirësuar që nga fillimi i vitit pasi masat e politikave për të stabilizuar punësimin hynë gradualisht në fuqi”,- deklaroi zëdhënësi i Statistikave, Fu Linghui, në një konferencë për shtyp.

Por presioni mbetet ende, shtoi Fu, duke përmendur numrin rekord të të diplomuarve këtë vit dhe shkallën e lartë të papunësisë mes të rinjve të moshës 16 dhe 24 vjeç.

Sipas tij, synohet të ndërmerren masa të synuara dhe specifike për të nxitur punësimin për të rinjtë dhe nivelet e tyre të punësimit do të përmirësohen gradualisht ndërsa ekonomia do të vazhdojë të rimëkëmbet.

Shkalla e papunësisë në zonat urbane është llogaritur bazuar në numrin e të papunëve që kanë marrë pjesë në anketën e punësimit, duke përfshirë punëtorët emigrantë në qytete. (Irma)