Kina ul çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2023-05-18 17:39:46

CFP

CFP

Prej së mërkurës, Kina vendosi uljen e çmimeve me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të ulen përkatësisht me 380 juanë (rreth 54,67 dollarë amerikanë) për ton dhe 365 juanë për ton.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë - Korporata Kombëtare e Naftës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur - dhe rafineritë e naftës synojnë të ruajnë prodhimin dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme, bëri të ditur komisioni. (Irma)