Presidentët e pesë vendeve të Azisë Qendrore arrijnë në Xian për Samitin Kinë-Azi Qendrore
2023-05-18 12:02:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentët e pesë vendeve të Azisë Qendrore kanë mbërritur në Xian të Kinës Veriperëndimore për të marrë pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore që do të mbahet të enjten e të premten.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon dhe presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov arritën në Xian të mërkurën, kurse presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev dhe presidenti i Turkmenistanit Serdar Berdimuhamedov sot.

Udhëheqësit e pesë vendeve u pritën në aeroportin ndërkombëtar "Xianyang" të Xian-it nga artistë popullorë kinezë, duke përfshirë kërcimtarë të valleve me daulle mesi e të valleve  "Yangge". (Fani)