Kinë, krijohet Administrata Kombëtare e Rregullimit Financier
2023-05-18 15:50:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Rregullimit Financier (NAFR) u krijua zyrtarisht të enjten si organi i ri rregullator financiar i Kinës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në reformën institucionale të mbikëqyrjes financiare të vendit.

NAFR, drejtpërdrejt në varësi të Këshillit të Shtetit, është formuar në bazë të Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky organ i ri është përgjegjës për rregullimin e sektorit financiar, me përjashtim të letrave me vlerë, dhe do të marrë përsipër disa funksione të Bankës Popullore të Kinës dhe Komisionit Rregullator të Letrave me Vlerë të Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Themelimi i një organi të ri rregullator pritet të forcojë e të përmirësojë rregullimin financiar të vendit dhe të trajtojë disa prej problemeve afatgjata dhe të spikatura në sektorin financiar.

Plani për të krijuar këtë administratë u miratua nga organi ligjvënës i vendit në mars të këtij viti.