Xi vlerëson përparimin në krijimin e bashkësisë Kinë-Taxhikistan me zhvillim dhe siguri të përbashkët
2023-05-18 18:52:42

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping e vlerësoi të enjten si "inkurajues" përparimin e bërë në krijimin e një bashkësie Kinë-Taxhikistan me zhvillim dhe siguri  të përbashkët gjatë katër vjetëve të fundit.

Gjatë bisedimeve me presidentin taxhikistanas Emomali Rahmon në Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, Xi vuri në dukje se, që kur Kina dhe Taxhikistani vendosën lidhjet diplomatike, niveli i marrëdhënieve dypalëshe është ngritur nga fqinjësia e mirë në partneritet strategjik dhe pastaj në partneritet të gjithanshëm strategjik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi kujtoi vizitën e vet shtetërore në Taxhikistan në vitin 2019, gjatë së cilës të dy presidentët njoftuan së bashku krijimin e një bashkësie Kinë-Taxhikistan me zhvillim dhe siguri  të përbashkët, që ka pasur përparim "inkurajues" gjatë katër vjetëve të fundit.

Marrëdhëniet Kinë-Taxhikistan gëzojnë rrënjë të thella historike, themele të forta politike, bashkëpunim konkret dhe mbështetje të gjerë publike, theksoi Xi.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ai shtoi se, për të siguruar një të ardhme më të ndritur për të dy popujt, Kina është e gatshme të punojë me Taxhikistanin në rrethanat e reja për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të krijuar një bashkësi Kinë-Taxhikistan me një të ardhme të përbashkët me miqësi të përjetshme, solidaritet dhe përfitime të ndërsjella.

Rahmoni ka ardhur në Kinë për Samitin Kinë-Azi Qendrore dhe për një vizitë shtetërore.