Xi: Kina, e gatshme të bashkëpunojë me Kirgizistanin në të gjitha fushat
2023-05-18 18:50:11

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Kirgizistanin në të gjitha fushat dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe gjallërimin e të dy vendeve, tha të enjten presidenti kinez Xi Jinping gjatë bisedimeve në Xian me homologun e vet nga Kirgizistani Sadyr Japarov, i cili gjendet në Kinë për Samitin Kinë-Azi Qendrore dhe për të bërë një vizitë shtetërore.

Xi i shprehu mirëseardhjen Japarovit në Kinë dhe theksoi se të dy takimet e tyre vjet sollën marrëveshje të rëndësishme të përbashkëta për marrëdhëniet Kinë-Kirgizistan dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Ai vuri në dukje se këto marrëveshje të përbashkëta po zbatohen efektivisht, duke u dhënë impuls të fortë marrëdhënieve dypalëshe.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kreu i shtetit i Kinës e përgëzoi po ashtu presidentin Japarov për punën e palodhur për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetesës së njerëzve dhe nxitjen e pajtimit ndërmjet forcave të ndryshme politike që nga marrja e detyrës, duke fituar mbështetjen popullore. Ai shprehu gjithashtu besimin se, nën udhëheqjen e presidentit Japarov, Kirgizistani do të arrijë përparime të reja në të gjitha fushat.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet e Kinës me Kirgizistanin kanë bërë një udhëtim 31-vjeçar, Xi theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Kirgizistanin për të formuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët të fqinjësisë së mirë dhe begatisë së përbashkët Kinë-Kirgizistan.