Prodhimi industrial në Kinë shënoi rritje me 5.6 për qind në prill
2023-05-18 18:18:41

CFP

CFP

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 5.6 për qind në bazë vjetore në prill, bëhet e ditur nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave, citon “Xinhua”.

Norma e rritjes ishte 1.7 pikë përqindje më e lartë se ajo e marsit. Në prill, prodhimi industrial ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe sektori i prodhimit të pajisjeve pa rritje të shpejtë, sipas Statistikave.

Gjatë kësaj periudhë, sektori i prodhimit shënoi një rritje me 6.5 për qind në bazë vjetore, ndërsa prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, ngrohje, gaz dhe ujë u rritën me 4.8 për qind.

Sipas Statistikave, ndërmarrjet shtetërore shënuan rritje të prodhimit me 6.6 për qind, ndërsa prodhimi i sektorit privat u rrit me 1.6 për qind.

CFP

CFP

Për sa i përket llojeve të produkteve, prodhimi i automjeteve me energji të re dhe i qelizave diellore u rrit përkatësisht me 85.4 për qind dhe 69.1 për qind në bazë vjetore.

Në katër muajt e parë të vitit, prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë u rrit me 3.6 për qind, 0.6 pikë përqindje më shumë se ai i tremujorit të parë.

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve të mëdha me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.88 milionë dollarë amerikanë). (Irma)