Xi Jinping-u zhvillon bisedime me presidentin e Uzbekistanit
2023-05-18 19:46:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev zhvilluan bisedime të enjten pasdite në Xian. Mirziyoyev-i ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore dhe për një vizitë shtetërore.

 

Gjatë bisedimeve, Xi shprehu mirëpritjen për vizitën e Mirziyoyev-it në Kinë dhe për pjesëmarrjen në samit.

 

“Në shtator të vitit të kaluar, kur bëra vizitën shtetërore në vendin tuaj, u mirëprita ngrohtësisht e miqësisht, gjë që është ende e freskët në kujtesën time. Pak kohë më parë, Uzbekistani zhvilloi me sukses një referendum kombëtar dhe miratoi kushtetutën e re, çka ka treguar besimin e lartë dhe mbështetjen e sinqertë të popullit për zotin Mirziyoyev. Unë ju shpreh urime dhe besoj që, nën udhëheqjen tuaj, rruga e reformës dhe e hapjes e Uzbekistanit do të zgjerohet dhe ndërtimi i një ‘Uzbekistani të ri’ do të ketë arritje më të mëdha,” theksoi Xi Jinping.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në shtatorin e kaluar, Kina dhe Uzbekistani shpallën  zbatimin bashkërisht të konceptit të bashkësisë me fate të përbashkëta, duke përcaktuar gjendjen e re të marrëdhënieve dypalëshe. Kina është e gatshme që, bashkë me Uzbekistanin, të thellojë bashkëpunimin e gjithanshëm e të ndërtojë bashkësinë me fate të përbashkëta, tha presidenti Xi. (Jiang Lei)