Rritet ndjeshëm tregtia e produkteve ushqimore mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore
2023-05-18 17:50:38

CFP

CFP

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) është rritur ndjeshëm vitet e fundit, sipas statistikave të doganave.

Tregtia e Kinës me vendet e EQL-së është rritur me një normë mesatare vjetore prej 8.1 për qind që nga viti 2012 dhe ritmi i rritjes në tregtinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore është edhe më i dukshëm, shkruan “Xinhua”.

CFP

CFP

Tregtia e dyanshme e këtyre produkteve arriti në 720 milionë dollarë amerikanë nga janari në prill, duke u rritur me 34 për qind në bazë vjetore.

“Kina do të punojë me vendet e EQL-së për të promovuar lehtësimin e zhdoganimit, për të përshpejtuar eksportet e produkteve bujqësore dhe ushqimore të vendeve të EQL-së në Kinë, për të stabilizuar zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit dhe për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike dhe tregtare pas pandemisë Covid-19”,- deklaroi Wang Lingjun, nënkryetari i  Administratës së Përgjithshme të Doganave në Kinë. (Irma)

CFP

CFP