Xi dëgjon raportin e punës të provincës Shaanxi
2023-05-18 19:59:27

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dëgjoi raportin e punës të pushtetit vendor dhe komitetit të Partisë Komuniste të provincës Shaanxi të Kinës Perëndimore.

 

Xi, që ndodhet në kryeqendrën e provincës Shaanxi, Xian, për të marrë pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore, vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e provincës Shaanxi. Ai theksoi që kjo provincë duhet të luajë një rol shembullor në procesin e modernizimit, dhe duhet të tregojë ambicie, vullnet e guxim për zhvillim dhe për të qenë në pararojë të rajoneve perëndimore.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kreu i shtetit theksoi që Shaanxi duhet të zbatojë konceptin e ri të zhvillimit në mënyrë të plotë, të saktë e të gjithanshme, të fokusohet te zhvillimi me cilësi të lartë, të shikojë gjendjen e përgjithshme të zhvillimit të vendit, të niset nga gjendja e vet konkrete, të shfrytëzojë epërsinë e vet, të qartësojë drejtimin kryesor të zhvillimit dhe të integrohet aktivisht e të japë kontribut për situatën e zhvillimit të ri.

 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Xi vuri në dukje më tej që Shaanxi duhet të përpiqet për zhvillim të pavarur shkencor, të ndërtojë një sistem modern industrial, të nxitë zhvillimin e koordinuar urban-rural, të zgjerojë hapjen me nivel të lartë, të shtojë mbrojtjen mjedisore dhe të shkruajë kapitullin e Shaanxi-së në modernizimin e Kinës.