Kina vazhdon të promovojë punësimin gjatë sezonit të diplomimit
2023-05-18 16:40:42

CFP

CFP

Ministria e Arsimit në Kinë do të zhvillojë një fushatë të veçantë promovuese të punësimit nga maji deri në gusht, për të siguruar punësim me cilësi të lartë dhe të plotë, midis të diplomuarve këtë vit.

Fushata rreth sezonit të diplomimit do të fokusohet në pesë detyra, duke përfshirë krijimin e më shumë vendeve të punës, përmirësimin e udhëzimeve për punësimin dhe forcimin e ndihmës për grupet kryesore, njoftoi ministria, citon “Xinhua”.

CFP

CFP

Universiteteve dhe kolegjeve u kërkohet të vazhdojnë të ftojnë punëdhënësit në aktivitetet e rekrutimit në kampuse dhe të inkurajojnë të diplomuarit të gjejnë punë në nivele bazë.

Rreth 2.53 milionë vende të reja pune u krijuan për të sapodiplomuarit nëpërmjet një fushate të veçantë promovuese të punësimit të iniciuar nga ministria nëntorin e kaluar, me 2415 universitete dhe kolegje pjesëmarrëse.

Sipas të dhënave, Kina pritet të ketë një rekord prej 11.58 milionë të diplomuar këtë vit. (Irma)

CFP

CFP