Fitimet e fuqishme të firmave inovative të listuara nxisin rritjen ekonomike
2023-05-17 11:50:26

Ndërmarrjet e listuara të Kinës të drejtuara nga inovacioni raportuan rritje solide të të ardhurave dhe fitimeve për vitin 2022 së bashku me shpenzimet e intensifikuara për kërkimin dhe zhvillimin, duke demonstruar potencialin e tyre në nxitjen e rritjes ekonomike në fazën e re të zhvillimit të vendit.

Të dhënat e tregut tregojnë se rritja e të ardhurave dhe fitimit neto të ndërmarrjeve të tilla tejkaloi rritjen e përgjithshëm. Fitimet neto të firmave të listuara në bordin e inovacionit të teknologjisë shkencore të Bursës së Shangait vitin e kaluar u rritën me 6 për qind në bazë vjetore në gjithsej 113.59 miliardë juanë (16.35 miliardë dollarë), sipas Bursës së Shangait.

Foto: China Daily

Foto: Xinhua

Bursa e Shenzhen njoftoi se kompanitë në bordin e saj të stilit “Nasdaq ChiNext” arritën në 241.76 miliardë juanë fitime neto, 11 për qind më shumë se një vit më parë. 191 firmat në Bursën e Pekinit, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme, përfituan 12.17 për qind më shumë se në vitin 2021.

Analistët thonë se inovacioni është motori pas performancës së shkëlqyer të këtyre kompanive, shpenzimet e të cilave për kërkimin dhe zhvillimin u rritën gjithashtu me një ritëm më shpejt sesa totali i 5079 kompanive të listuara në Kinë vitin e kaluar.

Shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin e kompanive në bordin e inovacionit të teknologjisë shkencore janë mesatarisht 16 për qind e të ardhurave të tyre, 3 pikë përqindje më shumë se një vit më parë, sipas Bursës së Shangait. Ndësa Bursa e Pekinit bëri të ditur se kompanitë e saj shtuan stafin e tyre të kërkimit dhe zhvillimit me 13.34 për qind.

“Investimi i vazhdueshëm në kërkim dhe zhvillim ndihmoi në rritjen e biznesit për firmat e listuara, me transformimin e gjelbër dhe digjital duke që dha kontribute të dukshme”,- tha Zhang Ping, studiues në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, duke shtuar se rritja në kërkim dhe zhvillim gjithashtu rriti fitimet dhe fuqinë e çmimeve.

Në kuadër të angazhimeve për kërkimin dhe zhvillimin, rifinancimi dhe opsionet nxitëse të aksioneve janë gjithashtu në dispozicion të firmave inovative për të mbajtur burimet kryesore për rritje afatgjatë, sipas analistëve. Ata thonë se zgjerimi i mëtejshëm i firmave inovative përputhet me prioritetet ekonomike të Kinës në fazën e re të zhvillimit, kryesisht për shkak të rolit të tyre gjithnjë e më të rëndësishëm në drejtimin e ekonomisë.

Një takim i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës në fund të prillit theksoi nevojën për të konsoliduar themelin e vetëbesimit dhe forcës në shkencë dhe teknologji, ndërsa një takim i Komisionit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike më 5 maj nxiti marrëveshjet institucionale për të siguruar pozicionin kryesor të ndërmarrjeve në inovacionin e teknologjisë shkencore.

Kompanitë kineze kanë dëshmuar efektet e inovacionit të teknologjisë shkencore në zhvillimin industrial. Në vitin 2022, 889 kompani publike të teknologjisë së lartë njoftuan një rritje prej 9.4 për qind në bazë vjetore në vlerën e shtuar të prodhimit, më e lartë se mesatarja 4.9 për qind e të gjitha firmave të listuara, treguan të dhënat e tregut. Firmat e drejtuara nga inovacioni mund të ndihmojnë gjithashtu në zotimin e përsëritur të Kinës për të ndërtuar një sistem industrial modern të mbështetur nga ekonomia reale. Për këtë qëllim, takimi i 5 majit bëri thirrje për një sërë përpjekjesh, duke përfshirë shfrytëzimin e mundësive të paraqitura nga revolucioni i ri shkencor dhe teknologjik, promovimin e faktorëve globalë të inovacionit dhe nxitjen e zhvillimit inteligjent, të gjelbër dhe të integruar të industrive.

Sipas Bursës së Pekinit, rreth 80 për qind e fondeve që kompanitë e saj mblodhën në vitin 2022 shkuan në fusha më të avancuara si sektori i gjelbër dhe me karbon të ulët, ekonomia digjitale, prodhimi i pajisjeve të nivelit të lartë dhe materialet e reja.

“Inovacioni i teknologjisë shkencore dhe industritë në zhvillim, të mbështetura nga fluksi i vazhdueshëm i fondeve për kërkimin dhe zhvillimin, i kanë bërë zinxhirët e industrisë më të pavarur dhe kanë nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë reale”, tha Sun Jinju, analist i “Kaiyuan Securities”.