Media amerikane: ShBA-ja po humb epërsinë për shkak të shkallës së ulët të regjistrimit në shkollat e larta
2023-05-17 11:46:24

CFP

CFP

Gazeta "The Washington Post" njoftoi të hënën se ulja e shkallës së regjistrimit në shkollat e larta po dobëson epërsinë e ShBA-së. Sipas njoftimeve, në krahasim me vitin 2011, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë në ShBA u pakësua me afro 2.5 milionë dhe kjo ulje po vazhdon të zgjerohet. Shkalla e regjistrimit në shkollat e larta ndër të diplomuarit nga shkolla e mesme u ul nga 70 % në vitin 2016 në 62 % vjet. Nëse kjo prirje vazhdon, shumica e të rinjve do të hyjnë në tregun e punës me nivel arsimor relativisht të ulët. Arsyet mund të jenë kostoja e lartë e universitetit në ShBA, fakti që disa individë të suksesshëm nuk i inkurajojnë të rinjtë që të studiojnë në universitet dhe kthimi nga politikanët i universiteteve në objektiv të luftës kulturore. (Xu Guang)