"Detyrimi ekonomik" është një "patentë amerikane"
2023-05-17 18:22:30

Foto nga CMG

Sipas njoftimeve të mediave, në samitin  e G7-s që do të organizohet në Hiroshima të Japonisë, ka mundësi të publikohet dokumenti "Siguria ekonomike”për të kundërshtuar "detyrimin ekonomik". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin theksoi lidhur me këtë se etiketimi për "detyrim ekonomik" i përshtatet më së miri ShBA-së.

Thelbi i detyrimit ekonomik është abuzimi i një vendi me epërsitë e veta ekonomike për të shtypur vendet e tjera.Në këtë fushë, ShBA-ja ka shumë të dhëna negative. Japonia nënshkroi “Marrëveshjen Plaza” nën presionin e ShBA-së dhe kompania franceze "Alstom" u shpërbë me forcë nga ShBA-ja. Këto janë raste tipike të detyrimit ekonomik nga Uashingtoni. ShBA-ja shtyp kompanitë kineze të teknologjisë së lartë në emër të sigurisë kombëtare. "Akti i mikroçipave dhe shkencës" dhe "Akti për uljen e inflacionit" nga administrata e presidentit Biden tregojnë se "detyrimi ekonomik" është një "patentë amerikane",  duke shkaktuar kundërshtime nga shumë vende, përfshirë edhe vetë aleatët e ShBA-së. (Çang Çuo)