Fituesi i "Nobelit": Politika armiqësore e ShBA-së ndaj Kinës do ta përçajë botën
2023-05-17 14:35:40

CFP

Joseph E. Stiglitz/CFP

Agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi më 12 maj që fituesi i çmimit "Nobel" në ekonomi Joseph E. Stiglitz u shpreh se politika "armiqësore" e ShBA-së ndaj Kinës mund të shkaktojë përçarjen e botës në dy grupe, duke shtuar se Perëndimi duhet t'u ofrojë vendeve në zhvillim investime e jo predikime. Duke folur në një intervistë gjatë mbledhjes së ministrave të Grupit të 7 Vendeve në Japoni,  Stiglitz tha: "Ne ndodhemi në njëfarë konkurrence strategjike, por kjo nuk do thotë se duhet të sillemi me njëri-tjetrin në mënyrë armiqësore". Ai theksoi gjithashtu se Partia Demokratike dhe Partia Republikane në ShBA-së po konkurrojnë se cila do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj Kinës e kjo mund të minojë bashkëpunimin mbi ndryshimin e klimës dhe kriza të tjera globale. (Xu Guang)