Kina lëshon satelitin e 56-të të sistemit "BeiDou"
2023-05-17 18:17:50

Foto nga Xinhua

Sateliti i 56-të i Sistemit të Pozicionimit Satelitor "BeiDou" të Kinës (BDS) u nis nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të mërkurën.

Sateliti i Orbitës Gjeosinkronike të Tokës është sateliti i parë mbështetës i BDS-3 dhe do të lidhet me sistemin pasi të përfundojë testimet në orbitë.

Ky është sateliti i parë "BeiDou" i lëshuar që nga 31 korriku 2020, kur sistemi "BeiDou" filloi shërbimet globale në shkallë të plotë.