Transporti i aviacionit civil në Kinë pati rimëkëmbje të fortë në prill
2023-05-17 17:20:13

CFP

CFP

Transporti i aviacionit civil në Kinë pati një vrull të fortë rimëkëmbjeje në prill, njoftoi Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Qarkullimi total i transportit të sektorit ishte 9.31 miliardë tonë-kilometër, duke u rritur 214.5 për qind në bazë vjetore dhe duke u rikuperuar në 88.6 për qind të nivelit të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2019, përpara shpërthimit të Covid-19, deklaroi në një konferencë shtypi zyrtari i administratës Li Yong, citon “Xinhua”.

Muajin e kaluar pati gati 50.28 milionë udhëtime pasagjerësh të transportit ajror, me një rritje prej 537.9 për qind në bazë vjetore.

CFP

CFP

Nga totali i udhëtimeve ajrore të pasagjerëve muajin e kaluar, transporti i pasagjerëve në linjat e brendshme përfaqësoi një rritje prej 3.4 për qind nga prilli 2019.

Në prill të këtij viti, vëllimi i ngarkesave dhe postës i sektorit të aviacionit civil në Kinë arriti në 545.000 tonë, duke u rikuperuar në 90.6 për qind të shifrës së regjistruar në të njëjtën periudhë të 2019-s, tha Li. (Irma)