Eksperti bullgar shpreh besimin për bashkëpunim të mëtejshëm me Kinën
2023-05-17 15:09:12

CFP

CFP

Një politikan veteran bullgar ka shprehur besimin për bashkëpunim të mëtejshëm midis Bullgarisë dhe Kinës. Zahari Zahariev, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Bullgarisë për nismën “Një brez, një rrugë”, deklaroi se Bullgaria ka luajtur një rol konstruktiv në zhvillimin e mekanizmit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe mund të mësojë nga Kina në një sërë sektorësh që përcaktojnë shekullin e 21-të, citon “Xinhua”.

“Për Bullgarinë, është më e rëndësishmja, dhe për mendimin tim, më premtuesja, të theksohet mbi projektet që lidhen me infrastrukturën”,- tha Zahariev, ish-deputet i Parlamentit bullgar.

Duke nënvizuar mundësitë e mëdha në bashkëpunimin me energjinë e rinovueshme me Kinën, një lider në fushën e fotovoltaikëve, ai tha se ka potencial për bashkëpunim të mëtejshëm me Kinën në fusha që lidhen me të mirat publike, si riciklimi i mbetjeve, transporti dhe kujdesi mjekësor.

Duke marrë parasysh ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve, eksperti tha: “Ky është një sektor në të cilin Bullgaria mbetet prapa, por në të cilin Kina ka suksese të mëdha. Dhe, përveç riciklimit, lidhet drejtpërdrejt edhe me prodhimin e energjisë”.

Sipas tij, Kina gjithashtu mund të luajë një rol në ndihmën e Bullgarisë për të përmirësuar infrastrukturën e saj të transportit. Ai theksoi se kjo është një detyrë e madhe për Bullgarinë dhe në këtë fushë Kina ka përvojë të madhe dhe gjithashtu burime. (Irma)