Frai Meçaj, karriera në Angli dhe dashuria për Shqipërinë
2023-05-17 10:00:28

Teknologji financiare (Foto Business Magazine Albania)

Teknologji financiare (Foto Business Magazine Albania)

Frai Meçaj është larguar nga Shqipëria për studime në shtator të vitit 2007 dhe prej më shumë se 16 vitesh jeton në Mbretërinë e Bashkuar.  Ai ka kryer studimet në A-Level në Kings Colleges Oxford dhe më pas studimet Bachelor në Computer Science with Business Management në Queen Mary University of London, ku ka mbaruar me “First Class with Honours”. Ndërsa vazhdonte studimet e njëpasnjëshme, karriera e tij profesionale në Angli u fokusua në dy bankat e investimeve më të mëdha  në  botë, një ndër të cilat JP Morgan.

Banka JP Morgan (Foto Bloomberg)

Banka JP Morgan (Foto Bloomberg)

“Udhëtimi im në Angli fillon në 2007 dhe kam qenë prej dy vitesh në Oxford dhe King Colleges. Nga aty kam studiuar në universitetin e Londrës. Kam punuar në një bankë për rreth tre vite, aty kam qenë pjesë e “global licuidity”, një iniciativë e re e bankës amerikane për t’u bërë lider botëror dhe e arritëm brenda dy vitesh. Vazhdoj tani si programues financiar. Si rrugëtim, Anglia është ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës. Racizmi ekziston, por jo si në vende të tjera që kam qenë, si në Paris në Itali apo në Greqi. Londra është metropol, ka njerëz nga gjitha vendet e botës dhe ti nuk ndihesh ndryshe edhe nëse nuk e flet gjuhën shumë mirë, siç janë shqiptarët e ardhur së fundmi nga Italia apo nga Greqia, por sërish njerëzit të pranojnë. Për sa kohë që shërbimin që ti bën është në nivelin e duhur, njerëzit të pranojnë me kulturën që ti ke apo gjuhën nga ti vjen”- thotë Meçaj.

Së fundmi Frai  në bashkëpunim me të tjerë miq shqiptarë po hapin një Mediterranean Restorant në  Londër.

“Në 16 vite unë kam takuar njerëz dhe të rinj nga të gjitha gamat e shoqërisë. Shumica e miqve të mi janë në finance sepse Londra apo Anglia mbahet për sistemin financiar në teknologji. Unë kam shumë miq që kanë kompani në ndërtim, që është një nga fushat kryesore të kompanive shqiptare në Angli. Hospitality, apo një sërë shërbimesh në restorante dhe të tjera ka një numër të lartë të shqiptarëve që punojnë në këtë sektor. Unë së fundmi kam marrë një iniciativë për një restorant dhe në rrugën që ne jemi janë 10 restorante me pronarë shqiptarë. Në raste të tjera menaxheri është shqiptar, apo menaxheri i dytë gjithashtu është shqiptar, dy apo tre kamerierë janë shqiptarë. Këta janë njerëz që kanë ardhur në mënyrë legale dhe si studentë apo në 1999 dhe janë bërë shtetas anglezë. Ka një gamë shumë të madhe që shqiptarët punojnë, por këto fusha spikasin”, është shprehur ai.

Frai Meçaj (Foto Linkedin)

Frai Meçaj (Foto Linkedin)

 Frai flet plot pasion për shqiptarët.

“Ilegaliteti nuk është kaq masivitet. Unë kam takuar shumë njerëz që kanë ardhur në mënyrë ilegale dhe këtu ka aq shumë nevojë për njerëz që punojnë dhe kanë nevojë për punëtorë të mirë dhe shqiptarët mbahen për punëtorë shumë të mirë. Këtu nuk i intereson njeriu kjo. Unë kam familje angleze, miq të mi që më thonë më gjej një punëtor, nuk më intereson ka letra apo s’ka letra, sepse dua të bëj pllakat e banjos. Ky është realiteti. E di që po të shohësh lajmet dhe  politikat flitet sikur shqiptarët merren vetëm me drogë apo  merren me punë të pista, por e vërteta është që janë integruar shumë mirë në komunitet”

I riu me karrierë të pasur në Londër thotë se është shumë i integruar me jetën atje, por zemrën e ka në Shqipëri.

Fintech (Buletini ekonomik)

Fintech (Buletini ekonomik)

“Zemra ime ka qenë gjithmonë në Shqipëri. Kam menduar gjithmonë të kontribuoj në Shqipëri dhe madje kam tentuar edhe në fondet e fundit me start up. Kam pasur ëndrrën time të hap start up timin në “financial technology”. Jam duke punuar dhe jam marrë edhe në shtet me disa projekte kur ka qenë dhe shteti anglez i përfshirë. Do të thoja që edhe në Shqipëri ka nevojë për njerëz specialistë që kanë punuar jashtë. Edhe Shqipëria është mikpritëse. Është e vështirë dhe unë deri më tani nuk e kam lënë në asnjë moment Anglinë. Është në planet e mia të bëj 6 muaj apo 1 vit në Shqipëri dhe mbase të kthehem” thotë ai

Frai Meçaj  thotë se po mendon se si jeta e tij  mund te zhvillohet midis Anglisë dhe Shqipërisë, ku ka dëshirë të zhvillojë startupin në fushën e teknologjisë financiare.