Kina dhe Taxhikistani do të ndërtojnë bashkësinë e fateve të përbashkëta
2023-05-17 20:20:35

Foto nga Xinhua

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Wang Huning u takua të mërkurën në Pekin me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon, duke u bërë thirrje të dy vendeve të punojnë bashkërisht për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta Kinë-Taxhikistan.

 

Të dyja palët duhet të thellojnë besimin e ndërsjellë politik, të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, të ndërthurin strategjitë e zhvillimit dhe të forcojnë mësimin e ndërsjellë, për të nxitur zhvillimin e të dy vendeve, theksoi Wang Huning.

 

 

Rahmon, nga ana e tij, tha se Taxhikistani i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë me Kinën dhe e përgëzon sinqerisht Kinën për arritjet e mëdha në epokën e re.

 

Taxhikistani është i gatshëm të shtojë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën, të forcojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe të sjellë një shtysë të re e të fortë në partneritetin e gjithanshëm strategjik midis dy vendeve, theksoi Rahmon. (Çang Çuo)