Zhvillohet me sukses dialogu dhe shkëmbimet mediatike të nivelit të lartë Kinë-Azi Qendrore
2023-05-17 13:56:56

Foto nga CMG

Në prag të Samitit Kinë-Azi Qendrore, të martën në Pekin u mbajt me sukses aktiviteti i dialogut dhe i shkëmbimeve mediatike  të nivelit të lartë Kinë-Azi Qendrore, i iniciuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe ku morën pjesë mediat kryesore nga pesë vendet e Azisë Qendrore. Drejtuesit e CMG-së dhe të mediave kryesore të vendeve të Azisë Qendrore, ekspertë dhe studiues nga vendet e Azisë Qendrore patën shkëmbime të thella mendimesh rreth temës "Modernizimi i stilit kinez dhe Azia Qendrore: zhvillim i ri dhe mundësi të reja", duke diskutuar së bashku mbi misionin e ri dhe përgjegjësinë e re të mediave në procesin e modernizimit të shoqërisë njerëzore. Pjesëmarrësit ranë dakord se modernizimi i stilit kinez ofron një zgjedhje të re për modernizimin e njerëzimit dhe përbën një shembull për vendet në zhvillim, përfshirë vendet e Azisë Qendrore, që të ecin drejt modernizimit në mënyrë të pavarur.

Foto nga CMG

Shen Haixiong, drejtori CMG-së, tha se, si rajoni ku u iniciua nisma "Një brez, një rrugë", ndërtimi i përbashkët cilësor i "Një brez, një rrugë" në Azinë Qendrore ka arritur shumë rezultate në 10 vjetët e fundit, duke dhënë kontribut për paqen e lulëzimin rajonal dhe duke treguar se modernizimi i stilit kinez ofron impuls dhe mundësi të reja për zhvillimin e Azisë Qendrore. Si urë lidhëse për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe miqësinë ndërmjet popujve të vendeve të ndryshme, roli i medias është i domosdoshëm në procesin e promovimit të modernizimit njerëzor. CMG-ja do të udhëhiqet nga konsensusi i rëndësishëm i arritur nga liderët e Kinës dhe të  vendeve të Azisë Qendrore dhe do ta shfrytëzojë këtë aktivitet dialogu e shkëmbimesh si një rast për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të punuar bashkë me kolegët e medias nga vendet e Azisë Qendrore, duke ndihmuar me veprime konkrete për zhvillimin e vlerave të përbashkëta të të gjithë njerëzimit dhe për krijimin e një bashkësie më të ngushtë fatesh të përbashkëta ndërmjet Kinës e vendeve të Azisë Qendrore.

Berik Uali, drejtor i agjencisë së lajmeve "Khabar" të Kazakistanit, u shpreh se Kazakistani është një pjesëmarrës aktiv dhe mbështetës i ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë". Mbajtja e Samitit Kinë-Azi Qendrore ofron një rast të shkëlqyer për bashkëpunimin mediatik ndërmjet vendeve të ndryshme.

Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Kombëtare të Radios dhe Televizionit të Kirgizistanit Bolotbek Tillebaev mendon se globalizimi është rezultat i pashmangshëm i modernizimit. Pala kirgizistanase do të bashkohet me të gjitha palët për t'i rezistuar çdo forme të lajmeve të rreme. Bashkëpunimi i ngushtë shumëpalësh në fushën mediatike ndërmjet pjesëmarrësve do të ndikojë pozitivisht në krijimin e mëtejshëm të  marrëdhënieve të partneritetit me leverdi të ndërsjellë midis Azisë Qendrore dhe Kinës.

Sadriddin Shamsuddinzoda, drejtor i Ndërmarrjes Shtetërore të "Jahonnamo" të Taxhikistanit, theksoi se, me rastin e organizimit të Samitit Kinë-Azi Qendrore, aktiviteti i dialogut dhe i shkëmbimeve mediatike të nivelit të lartë Kinë-Azi Qendrore ka rëndësi të madhe. Bashkëpunimi ndërmjet mediave të Kinës e Azisë Qendrore do t'i ndihmojë këto vende të realizojnë modernizimin dhe do të promovojë fuqishëm bashkëpunimin në fushat e teknologjisë së informacionit, të tregtisë elektronike, të ekonomisë digjitale të gjelbër, të teknologjisë së lartë etj.

Drejtori i Korporatës Kombëtare të Radios dhe Televizionit të Uzbekistanit Alisher Khajayev, u shpreh se, në të ardhmen, mediat e të gjitha vendeve duhet të vijojnë qëndrimin e hapur dhe të vazhdojnë të forcojnë dialogun, të thellojnë marrëdhëniet e partneritetit dhe të japin kontribut për nxitjen e modernizimit të këtyre vendeve, shtimin e lumturisë së popujve dhe lulëzimin rajonal. (Çang Çuo)