Kompania kineze zhvillon përforcues efektiv për Covid
2023-05-17 14:55:47

CFP

CFP

Një i moshuar në Shijiazhuang, në provincën kineze Hebei, mori një vaksinë përforcuese mRNA Covid-19. Kjo ishte doza e parë e vaksinës së prodhuar në vend anti-Covid e bazuar në teknologjinë e ARN-së, sipas prodhuesit të saj, “CSPC Pharmaceutical Group”, citon “China Daily”.

Vaksina, e cila u zhvillua në mënyrë të pavarur nga kompania, do të ofrohet në të gjithë vendin.

Lëndët e para kryesore dhe materialet ndihmëse të përdorura në prodhimin e vaksinës mRNA janë prodhuar të gjitha nga kompania.

Sipas “CSPC”, vaksina mRNA u miratua për përdorim urgjent nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore në mars.

“Vaksina mRNA mund të prodhojë imunitet të fortë qelizor dhe memorie imune afatgjatë, duke siguruar mbrojtje më të qëndrueshme për njerëzit e vaksinuar”,- tha Yang Hanyu, zv.president i kompanisë.

Sipas tij, vaksina mRNA ka avantazhe të spikatura në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga viruset Covid-19. Ai theksoi se vaksina mund të mbrojë kundër shtameve Omicron.

Përveç kësaj, studiuesit mund të modifikojnë shpejt vaksinat mRNA për të synuar shtamet e reja të virusit. (Irma)