Presidenti kinez zhvillon bisedime me homologun e Kazakistanit
2023-05-17 19:51:28

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të mërkurën bisedime në Xian me presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, i cili ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore dhe për të bërë një vizitë shtetërore.

“Mirë se erdhët për të marrë pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore. Jam shumë i gëzuar që kam mundësinë të takohem me ju në Xian. Sot është 70-vjetori juaj i lindjes. Ju uroj gëzuar ditëlindjen," i tha presidenti kinez homologut kazakistanas.

Xi tha gjithashtu se, në këtë ditë të veçantë, Tokayev po zhvillon një vizitë shtetërore, gjë që dëshmon nivelin e lartë të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dhe tregon përsëri lidhjen e presidentit të Kazakistanit me Kinën.

“Marrëdhëniet Kinë-Kazakistan kanë hyrë në ‘30-vjetëshin e artë’ të ri. Të dyja palët duhet të nxitin fort miqësinë tradicionale, të mbështesin me vendosmëri njëra-tjetrën, të thellojnë bashkëpunimin me leverdi reciproke, të kërkojnë zhvillimin e rigjallërimin e përbashkët dhe të promovojnë ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë- Kazakistan me miqësi brez pas brezi, besim të ndërsjellë të nivelit të lartë dhe ndarje së bashku të të mirave dhe vështirësive,” u shpreh Xi Jinping. (Çang Çuo)