Kinë - Projekti promovon vitalizimin rural përmes termocentralit fotovoltaik
2023-05-17 15:34:25

CFP

CFP

Në qytetin kinez Wenchang është vënë në punë një projekt i stacionit të energjisë fotovoltaike i integruar për bujqësinë, për të promovuar vitalizimin në zonat rurale.

Stacioni fotovoltaik mbulon një sipërfaqe prej afro 1600 mu (rreth 106.7 hektarë).

Ky projekt u mundëson banorëve të zonave rurale të përdorin rrezet e bollshme të diellit për rritjen e perimeve, të tilla si patatet e ëmbla dhe rrepat e bardha, nën panelet diellore fotovoltaike. (Irma)