Kina thellon reformat e ndërmarrjeve shtetërore duke përfshirë më shumë lojtarë të tregut
2023-05-17 16:16:58

CFP

CFP

Dy fushata speciale lidhur me reformën e ndërmarrjeve shtetërore të Kinës janë zgjeruar për të përfshirë më shumë lojtarë të tregut, njoftoi Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore të Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Në vitin 2020, një nga këto fushata synonte mbështetjen dhe drejtimin e ndërmarrjeve shtetërore të shkencës dhe teknologjisë, për të bërë përparime të reja në reformën e orientuar nga tregu dhe për të përmirësuar kapacitetin e tyre për inovacion të pavarur.

CFP

CFP

Fushata tjetër filloi në vitin 2018, duke zgjedhur mbi 100 filiale të ndërmarrjeve shtetërore qendrore dhe mbi 100 ndërmarrje shtetërore kryesore lokale për të eksploruar në reformën gjithëpërfshirëse.

Në këto fushata janë të përfshira 672 ndërmarrje shtetërore të shkencës dhe teknologjisë, si dhe 580 filiale të ndërmarrjeve qendrore dhe lokale.

Sipas komisionit, rolet demonstruese dhe drejtuese të projekteve të reformës speciale do të përdoren më tej. (Irma)

CFP

CFP