Hapet Ekspozita e 3-të Kinë-Vendet e EQL-së
2023-05-17 12:10:26

Të martën u zhvillua në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave në qytetin Ningbo të Kinës Lindore ceremonia e hapjes së Ekspozitës së 3-të Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe Ekspozitës Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit. Tema kryesore e kësaj ekspozite është "Thellim i bashkëpunimit konkret, bashkim drejt së ardhmes" dhe në të do të zhvillohen një sërë veprimtarish.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, guvernatori i provincës Zhejiang Wang Yong u shpreh se, vitet e fundit, me përpjekjet e përbashkëta, bashkëpunimi ekonomiko-tregatar ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së ka arritur rezultate. Kina dëshiron të punojë me palët e ndryshme për të promovuar ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet e EQL-së.

Në këtë ekspozitë do të organizohen 27 aktivitete të ndryshme në fushën ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, turistike, shëndetësore etj. Gjithashtu, do të zhvillohen për herë të parë gara e lundrimit, forumi i shkencëtareve, tryeza e rrumbullakët e drejtuesve të kompanive shumëkombëshe të materialeve të reja etj. Në këtë edicion gjenden tre zona kryesore ekspozimi,  përkatësisht Ekspozita e EQL-së, Ekspozita Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit dhe Ekspozita e Përhershme e EQL-së. Sipasfaqja e ekspozitës arrin në 220 mijë metra katrorë dhe në të paraqiten mallra e shërbime nga mbi 10 vende, si edhe rezultatet e bashkëpunimit Kinë-EQL.

Të martën pasdite u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së pavijonit kombëtar të Hungarisë, që është vendi i ftuar i nderit i kësaj ekspozite. (Fani)