Porti i madh tokësor i Kinës veriore raporton vlerën rekord të importit dhe eksportit
2023-05-17 16:02:19

CFP

CFP

Vlera e tregtisë së importit dhe eksportit nëpërmjet portit Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore ka shënuar një rekord të ri që nga viti 2003, me një vlerë totale prej 12.98 miliardë juanë (rreth 1.86 miliardë dollarë amerikanë) nga janari në prill, një rritje prej 105.3 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua”.

Porti Erenhot është porti më i madh tokësor midis Kinës dhe Mongolisë.

Sipas autoriteteve doganore vendase, në katër muajt e parë të vitit, importet e portit tokësor arritën në 7.89 miliardë juanë, 107.4 për qind më shumë në bazë vjetore, ndërsa eksportet arritën në 5.09 miliardë juanë, 102.2 për qind më shumë në bazë vjetore.

Autoritetet lokale doganore thanë se janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar procedurat e zhdoganimit.

CFP

CFP

Po ashtu, rritje ka pasur edhe numri i trenave të mallrave Kinë-Europë të trajtuar nga porti. Një total prej 1009 trena mallrash në hyrje dhe në dalje Kinë-Europë, duke ngarkuar 115.900 kontejnerë (TEU) me një peshë totale prej 1.06 milionë tonë ngarkesë dhe me vlerë 2.28 miliardë dollarë amerikanë, u trajtuan nga 7 janari deri në prill, me një rritje në bazë vjetore përkatësisht 19.14 për qind, 21.01 për qind dhe 14.91 për qind. (Irma)