CFP
Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që mos të përdoren ëmbëlsues pa sheqer për kontrollin e peshës.
Në një njoftim për shtyp të OBSH-së thuhet se nga rishikimet e bëra rezulton se nga përdorimi i tepërt i tyre ata nuk ndihmojnë në uljen e yndyrës së trupit, por mund të rritin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë te të rriturit, përcjcell “China Daily”.
Po ashtu, sipas studimeve, përdorimi afatgjatë i tyre rrit rrezikun e shtimit të peshës dhe obezitetit.
Ëmbëlsuesit pa sheqer mund të ndihmojnë në humbjen e peshës ose në parandalimin e shtimit të mëtejshëm të peshës në një periudhë afatshkurtër.
“OBSH sugjeron që ëmbëlsuesit pa sheqer mos të përdoren si mjet për të arritur kontrollin e peshës ose për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve jo të transmetueshme”, thuhet në udhëzimin e ri.
CFP
Përveç kësaj, OBSH rekomandon uljen e konsumit të sheqerit.
Ekspertët e OBSH-së kanë shqyrtuar studimet mbi përdorimin e ëmbëlsuesve pa sheqer, duke treguar se përdorimi afatgjatë lidhet me rrezikun e rritur të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë.
Në përgjithësi, ekzistojnë pak prova që konsumimi i pijeve të ëmbla me ëmbëlsues pa sheqer kontribuon në reduktimin e yndyrës, shkruan “ATSH”.
Sipas OBSH-së, miliarda njerëz janë të prekur nga mbipesha ose obeziteti.
Në vitin 2016, rreth 1.9 miliardë të rritur në mbarë botën ishin mbipeshë dhe mbi 600 milionë prej tyre shumë mbipeshë.
Në vitin 2020, 38 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç ishin mbipeshë. (Irma)
CFP