Firmat globale kanë besim në rritjen e Kinës
2023-05-16 16:33:28

CFP

CFP

Korporatat shumëkombëshe kanë shprehur optimizëm dhe besim në potencialin afatgjatë të Kinës për rritje ekonomike, pavarësisht nga pasiguritë e jashtme në rritje, siç janë rreziqet e mundshme të shkëputjes dhe ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit, njofton “China Daily”.

Ata gjithashtu po përforcojnë përpjekjet për të zgjeruar praninë e tyre në ekonominë e dytë më të madhe në botë nëpërmjet investimeve të mëtejshme dhe operacioneve të lokalizuara.

Ekonomistët dhe ekspertët e industrisë theksuan qëndrueshmërinë ekonomike të Kinës dhe pozicionin kryesor në zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit. (Fatosi)