Eksporti kinez i automobilave rritet vazhdimisht
2023-05-16 16:09:07

CFP

CFP

Vëllimi i eksportit të ndërmarrjeve kineze të automobilave arriti në 376.000 njësi, një rritje prej 1.7 herë në bazë vjetore në prill, duke vazhduar të rritet me shpejtësi, raportoi “CCTV”.

Nga janari deri në prill, ndërmarrjet kineze të automobilave eksportuan 1.37 milionë automjete, 89.2 për qind më shumë në bazë vjetore, nga të cilat 348.000 ishin automjete me energji të re, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve.

Arsyeja kryesore për këtë ishte rritja e konkurrencës së produkteve të automobilave të Kinës në drejtim të kontrollit të cilësisë së produktit, menaxhimit të zinxhirit të furnizimit dhe sistemit të shërbimit të mirëmbajtjes, tha Xu Haidong, zv.kryeinxhinieri i shoqatës.

Eksporti i automobilave të Kinës u rrit 58.1 për qind për të arritur në 1.07 milionë njësi në tremujorin e parë të vitit, duke tejkaluar liderin global të vitit të kaluar, Japoninë, i cili eksportoi 954.000 në tremujorin e parë të vitit.

CFP

CFP

Në tremujorin e parë, 231,000 automobila u eksportuan jashtë shtetit, nga të cilat 40 për qind ishin automjete me energji të re, në Terminalin Ndërkombëtar të Automobilave Haitong në zonën e portit Waigaoqiao të Shangait, tha Chen Jia, një drejtues i seksionit të inspektimit të Doganës së Shangait Waigaoqiao.

Rrugët e eksportit u përhapën në të gjithë Europën, Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme, sipas Chen. (Fatosi)