Markat më të vlefshme në Kinë
2023-05-16 16:51:30

CFP

CFP

Me një vlerë prej 69.5 miliardë dollarësh, Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës është bërë marka më e vlefshme kineze, sipas konsulencës “Brand Finance”, shkruan “China Daily”.

CFP

CFP

“Douyin” u rendit i dyti me 65.7 miliardë dollarë, i ndjekur nga “China Construction Bank” (62.7 miliardë dollarë) dhe “State Grid” (58.8 miliardë dollarë).

Prodhuesi i automjeteve elektrike “Seres”, vlera e të cilit u rrit 123 për qind në 739.25 milionë dollarë, është marka me rritjen më të shpejtë në renditje, me një kërcim të pakrahasueshëm prej 118 vendesh në pozicionin e 333-të. (Fatosi)