Rritet numri i pensionistëve në Shqipëri
2023-05-16 16:27:09

Pensionistet (Foto Panorama)

Pensionistet (Foto Panorama)

Numri i pensionistëve në Shqipëri nga viti në vit ka shënuar rritje të ndjeshme.

Sipas të dhënave zyrtare në vend, cituar nga media shqiptare, në vitin 2022 kishte 686.923 pensionistë.

Sipas llojit të pensioneve, pensionet e pleqërisë zënë 83% të numrit të pensioneve gjithsej, pensionet e invaliditetit 10% dhe ato familjare 7%.

Përqindjen më të lartë të numrit të pensioneve të pleqërisë e ka qarku i Tiranës me 24.7% dhe përqindjen më të ulët e ka Qarku i Kukësit me 2% të numrit gjithsej të pensioneve të pleqërisë në shkallë vendi. (Fatosi)