Zhvillohet mbledhja e 7-të e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së
2023-05-16 15:17:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën u zhvillua në qytetin Ningbo të Kinës Lindore mbledhja e 7-të e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Tema kryesore e kësaj mbledhjeje ishte "Bashkëpunim e zhvillim, në pritje të së ardhmes së bukur" e në të morën pjesë mbi 300 përfaqësues të organeve qeveritare kineze e të vendeve të EQL-së, të ambasadave të vendeve të EQL-së në Kinë, të shoqatave tregtare, të ndërmarrjeve etj.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhje, kryetari i Dhomës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës Ren Hongbin u shpreh që, gjatë nëntë vjetëve pas themelimit, Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së është zhvilluar dhe është shndërruar në një pjesë të rëndësishme përbërëse të bashkëpunimit ndërmjet Kinës e vendeve të EQL-së. Në të ardhmen, Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së do të krijojë më shumë platforma për shkëmbimet ndërmjet ndërmarrjeve të të dy palëve, duke i inkurajuar ato të zhvillojnë një bashkëpunim më të gjerë e më të thellë.

Në videofjalimin e mbajtur në mbledhje, zv.drejtori i Drejtorisë së Investimeve e Tregtisë të Polonisë Grzegorz Ostzast u shpreh se vendet e EQL-së, duke përfshirë Poloninë, mirëpresin më shumë investime nga kompanitë kineze.

Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së është një mekanizëm i bashkëpunimit industrialo-tregtar midis dy palëve i krijuar në vitin 2014 sipas konsensusit të arritur në "Programin e Bukureshtit për bashkëpunimin mes Kinës e vendeve të EQL-së", i cili është pjesë e rëndësishme përbërëse e mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së. (Fani)