Hartohet plani i ri i bashkëpunimit Kinë-Azi Qendrore
2023-05-16 11:45:13

Kina dhe pesë vendet e Azisë Qendrore janë fqinjë e partnerë, shokë dhe vëllezër me fate të përbashkëta. Në Samitin Kinë-Azi Qendrore që do të mbahet më 18 e 19 maj në Xian të Kinës, do të hartohet plani i zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke ndihmuar në krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Azi Qendrore.

Në fillim të vitit 2022 u zhvillua nëpërmjet videolidhjes Samiti Kinë-Azi Qendrore me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy palëve, ku u themelua mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Azi Qendrore. Azia Qendrore është rajoni ku u paraqit për herë të parë nisma "Një brez, një rrugë" dhe një ndër rajonet ku janë arritur përfitime fillestare në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë". Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës e pesë vendeve të Azisë Qendrore arriti në 70.2 miliardë dollarë, duke shënuar rekord të ri historik, kurse investimet kineze në këto vende iu afruan 15 miliardë dollarëve. (Fani)