Kinë, nga megaprojekti i devijimit të ujit përfitojnë mbi 150 milionë njerëz
2023-05-16 16:56:55

CFP

CFP

Nga rrugët lindore dhe të mesme të projektit të devijimit të ujit nga jugu në veri të Kinës kanë përfituar më shumë se 150 milionë njerëz, njoftoi “China South-to-North Water Diversion Co., Ltd”, citon “China.org”.

Sipas kompanisë, projekti ka transferuar 62 miliardë metra kub ujë në veriun e prirur nga thatësira përmes rrugëve lindore dhe të mesme.

Projekti i devijimit të ujit nga jugu në veri të vendit ka tre rrugë. Rruga e mesme është më e spikatura, duke filluar nga rezervuari Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe duke kaluar nëpër Henan dhe Hebei përpara se të mbërrijë në Pekin dhe Tianjin. Furnizimi me ujë filloi në dhjetor 2014.

Rruga lindore transferon ujin nga provinca Jiangsu e Kinës lindore në zona duke përfshirë Tianjin dhe Shandong.

CFP

CFP

Traseja perëndimore është në fazën e planifikimit dhe ende nuk është ndërtuar. (Fatosi)