7 infermierë kinezë fitojnë nderim ndërkombëtar për guximin e përkushtimin
2023-05-16 16:22:46

CFP

CFP

CFP

CFP

CFP

CFP

Shtatë infermierë kinezë kanë marrë këtë vit medaljen “Florence Nightingale”, duke e bërë Kinën vendin me numrin më të madh të përfituesve këtë vit, sipas Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës, shkruan “China Daily”.

Një total prej 37 infermierë nga 22 vende fituan medaljen, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Nderimi u jepet çdo dy vjet infermierëve që tregojnë guxim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për t'u kujdesur për njerëzit gjatë konflikteve apo fatkeqësive, ose që demonstrojnë një frymë pioniere në fushat e shëndetit publik ose edukimit infermieror.

Qëkur Kina filloi të rekomandonte kandidatët për çmimin në 1983, deri tani kanë fituar 90 infermierë, sipas Kryqit të Kuq të Kinës.

Kina kishte 5.2 milionë infermierë në fund të vitit të kaluar, ose 3.7 infermierë për 1000 banorë, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

Deri në vitin 2025, Kina synon të rrisë numrin e infermierëve në 5.5 milionë, duke përfshirë 1.2 milionë në nivelin bazë. (Fatosi)

CFP

CFP

CFP

CFP