Hapet në Ningbo Ekspozita Kinë - Vendet e EQL-së
2023-05-16 18:05:40

Foto VCG

Ekspozita e tretë Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore  (EQL) dhe Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit u hapën të martën në Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.

Edicioni i sivjetshëm përfshin Ekspozitën e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ekspozitën Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit dhe Ekspozitën e Përhershme të Mallrave të Importuara, me një sipërfaqe të përgjithshme ekspozimi prej 220 000 metrash katrorë.

Më shumë se 400 kompani të huaja marrin pjesë në këtë ekspozitë, me mbi 5 000 lloje produktesh. Ekspozita do të zgjasë deri të shtunën.

Foto nga VCG

Kina do të bëjë përpjekje të gjithanshme për të siguruar shërbime për ekspozitën dhe për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të lidhjeve ekonomike me vendet e EQL-së, tha më 11 maj Ministria e Tregtisë.

Ministria ka planifikuar një sërë aktivitetesh ekonomike dhe tregtare, duke përfshirë një panair blerjesh për produktet nga vendet e Europës Qendrore e Lindore, për të ndihmuar që kjo ekspozitë të arrijë rezultate konkrete, tha zëdhënësi Shu Jueting në një konferencë shtypi.

Në këtë edicion të ekspozitës pritet të ketë porosi për blerje me vlerë mbi 10 miliardë juanë (rreth 1.45 miliardë dollarë) për mallra nga vendet e EQL-së, sipas Li Guanding, nënkryetar i bashkisë së Ningbos. (Çang Çuo)