Kina do të japë fonde për të mbështetur shërbimet publike kulturore
2023-05-15 11:50:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar se do të japë fonde për të mbështetur qeveritë lokale në përmirësimin e shërbimeve kulturore publike, citon “Xinhua”.

Fondet prej më shumë se 1.02 miliardë juanë (rreth 147.78 milionë dollarë amerikanë) do t'u ndahet degëve lokale të ministrisë mbi nivelin e qarkut brenda 30 ditëve duke filluar nga 8 maji.

Ministria njoftoi se qeveria qendrore kineze ka lëvruar një buxhet prej 14.96 miliardë juanë në total për të mbështetur ndërtimin e një sistemi lokal të shërbimeve kulturore publike këtë vit, dhe pjesa tjetër tashmë është dorëzuar. (Fatosi)