Leku forcohet kundrejt dollarit amerikan
2023-05-15 14:14:59

Në muajt e parë të vitit, leku është forcuar kundrejt dollarit amerikan.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se dollari amerikan është kuotuar mesatarisht me 106.9 lekë dhe 103.1 lekë në muajt mars dhe prill, nga 108.0 lekë në dy muajt e parë të vitit dhe 114.5 lekë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Sipas BSH-së, kjo ecuri, përtej dobësimit të dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar, reflekton në një masë të madhe edhe mbiçmimin e lekut kundrejt kësaj të fundit, shkruan “ATSH”.
Në muajin prill, 1 dollar është kuotuar mesatarisht 7.7% më poshtë se përpara një viti.
Në fundjavë, monedha amerikane u këmbye në nivelin 101.61 lekë ose 0.36 lekë më shumë se ditën e enjte. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
