Xi Jinping-u u shkruan letër përgjigjeje studentëve nga Azia Qendrore në Universitetin e Naftës të Kinës
2023-05-15 20:47:31

Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping u dërgoi një letër përgjigjeje studentëve të huaj nga Azia Qendrore në Universitetin e Naftës të Kinës në Pekin, duke i inkurajuar ata të japin më shumë kontribut për nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Në letrën e tij, kreu i shtetit u shpreh se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore janë vende fqinje, kanë miqësi të thellë dhe ndajnë fate të përbashkëta. “Në vitin 2013 paraqita nismën e ‘Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit’ në një vend të Azisë Qendrore. Gjatë dhjetë vjetëve, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Azisë Qendrore kanë vijuar të ngjiten në një lartësi të re, dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme është përshpejtuar, duke sjellë përfitime për popujt e të dy palëve,” vuri në dukje Xi.

Foto: VCG

Foto: VCG

Më tej ai theksoi: “Duhet të ndiqet dhe trashëgohet brez pas brezi nga të rinjtë ambiciozë miqësia midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore. Ju jeni dëshmitarë e përfitues, si edhe ndërtues dhe përhapës të marrëdhënieve Kinë-Azi Qendrore. Shpresoj që do të vijoni të merrni pjesë në mënyrë aktive në kauzën e miqësisë dypalëshe, të çoni përpara frymën e Rrugës së Mëndafshit, të tregoni mirë historitë e Kinës dhe të Azisë Qendrore, të bëheni ambasadorë të miqësisë e ura bashkëpunimi dhe të jepni kontributin tuaj për të krijuar një bashkësi më të ngushtë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Azisë Qendrore.”

Kohët e fundit, studentë të huaj nga Azia Qendrore që studiojnë në Universitetin e Naftës të Kinës në Pekin, i shkruan presidentit kinez Xi Jinping një letër, duke i treguar për jetën dhe studimin e tyre në Kinë, duke shprehur vendosmërinë për të studiuar shumë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të dhënë kontribut për të krijuar një bashkësi më të ngushtë me fate të përbashkëta midis Kinës dhe Azisë Qendrore. (Li Huailiang/Artan)