Pekini intensifikon goditjen ndaj krimeve financiare
2023-05-15 14:32:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 4500 raste financiare janë zgjidhur dhe mbi 5500 të dyshuar janë ndaluar që nga viti i kaluar, treguan të dhënat e publikuara nga Zyra e Sigurisë Publike e Pekinit, shkruan “China Daily”.

Oficerët e policisë në të gjithë qytetin u fokusuan më shumë në luftimin e krimeve të mashtrimit financiar, mashtrimit të telekomit dhe lojërave të fatit ndërkufitar, duke zgjidhur më shumë se 60 raste dhe duke ndaluar mbi 90 të dyshuar, sipas të dhënave.

Zyra e Sigurisë Publike u bëri thirrje të gjitha departamenteve të sigurisë publike në mbarë qytetin që të intensifikojnë goditjen në fushën e letrave me vlerë, duke zbuluar se janë ndaluar 91 persona të dyshuar për krime të lidhura me letrat me vlerë.

Vitin e kaluar, oficerët e policisë në të gjithë qytetin punuan gjithashtu me bankat dhe departamentet e këmbimit valutor për të nisur së bashku një fushatë kundër pastrimit të parave, të cilat kontribuan në ndërprerjen e kanaleve të financimit për krimet e mëvonshme financiare. Departamentet e sigurisë publike në mbarë qytetin kapën më shumë se 610 persona të dyshuar për krime të lidhura me taksat, duke ndihmuar në rikuperimin e 1.46 miliardë juanëve (209.8 milionë dollarë) të humbjeve tatimore.

Sipas zyrës, forcimi i goditjes në sektorë të ndryshëm financiarë nuk është vetëm për të mbrojtur fuqishëm të drejtat legjitime të investitorëve dhe banorëve, por edhe për të ndihmuar kryeqytetin të ndërtojë një mjedis të shëndoshë biznesi dhe të promovojë zhvillimin ekonomik. (Fatosi)