Presidenti ukrainas vizitoi Romën, ku takoi liderët italianë dhe papa Françeskun
2023-05-15 10:51:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit nga presidenti italian Sergio Mattarella, kryeministrja Giorgia Meloni, dhe papa Françesku, në Vatikan, njofton “Xinhua”.

Kryeministrja italiane Meloni deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve dypalëshe se Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

Zelensky falënderoi Italinë për mbështetjen e saj që nga fillimi i krizës në Ukrainë.

Në Vatikan, papa Françesku dhe Zelensky shkëmbyen dhurata dhe diskutuan për situatën në Ukrainë. (Fatosi)