"New York Times": Braktisja e pajisjeve kineze prej kompanive amerikane të telekomunikacionit ka kosto të lartë
2023-05-15 12:48:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një artikulli të botuar së fundmi në gazetën amerikane "New York Times", veprimi i qeverisë së ShBA-ës për të hequr pajisjet e telekomunikacionit të kompanive kineze "Huawei" e ZTE në Shtetet e Bashkuara ka kosto të lartë dhe është i vështirë, duke vënë veçanërisht një barrë të rëndë mbi operatorët e vegjël të telekomunikacionit. Në artikull vihet në dukje se, me qëllim që të frenojë rritjen e Kinës, qeveria amerikane ka kërkuar që operatorët e telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara të heqin pajisjet ekzistuese kineze dhe të kalojnë te pajisjet jokineze. Operatorët e vogël të telekomunikacionit janë më të varur nga pajisjet e kompanive kineze me çmime më të ulëta, duke paralajmëruar që, në qoftë se pajisjet do të zëvendësohen, ata mund të mos jenë në gjendje të vazhdojnë të ofrojnë shërbime komunikimi për publikun.