Kina, e 11-ta në renditjen globale të treguesve të inovacionit
2023-05-15 20:44:20

Zv.ministri i Shkencës dhe i Teknologjisë i Kinës, Wu Zhaohui, tha në hënën në një konferencë për shtypin se Kina është ngjitur nga vendi i 34-t në vitin 2012 në vendin e 11-të vjet në renditjen globale të treguesve të inovacionit, duke u futur ndër vendet inovative. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas të dhënave, investimet e Kinës në kërkim dhe zhvillim u rritën në 3 trilionë juanë në vitin 2022, nga 1 trilion juanë në 2012-n, duke u trefishuar. Gjatë kësaj periudhe, numri i personelit tekniko-shkencor u rrit nga 3.25 milionë në mbi 6 milionë, duke zënë vendin e parë në botë për shumë vjet. 

Aktualisht, në risitë e njohurive, Kina është bërë një forcë e rëndësishme në botë, duke qenë jo vetëm një kontribuuese në këtë fushë, por edhe promovuese e zgjidhjes së çështjeve globale të shkencës dhe teknologjisë. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Nga viti 2012 deri më 2022, Kina ka pasur disa arritje të mëdha shkencore, si informacioni kuantik, teknologjia e energjisë bërthamore dhe inteligjenca artificiale. Këto teknologji nxitin jo vetëm zhvillimin e sektorëve të rinj strategjikë dhe sektorëve të ardhshëm, por edhe transformimin dhe përmirësimin e sektorëve tradicionalë. Sipas të dhënave, shkalla e kontributit të shkencës dhe teknologjisë në bujqësi u rrit në 62 për qind, nga 53 për qind në vitin 2012. 

Shkenca e teknologjia kanë nxitur edhe mjekësinë inteligjente. Spitalet në internet kanë përmirësuar ekuilibrin e burimeve mjekësore. Shkenca dhe teknologjia kanë promovuar gjithashtu zhvillimin e krijimit të ilaçeve të reja. (Li Huailiang/Artan)