Sektori i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës pati rritje të fuqishme në prill
2023-05-15 11:47:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aktivitetet logjistike të tregtisë elektronike të Kinës patë një rritje të fortë në prill, pasi pushimet nxitën më tej rimëkëmbjen e kërkesës së brendshme, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Muajin e kaluar, indeksi i ndjekjes së aktiviteteve logjistike të tregtisë elektronike u rrit me 0.7 pikë nga marsi në 109 pikë, duke tejkaluar pikën më të lartë në vitin 2022, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe gjiganti i tregtisë elektronike “JD.com”.

Tetë nga nëntë nënindekset kryesore që matin aktivitetet e logjistikës së tregtisë elektronike në fusha të ndryshme u rritën muajin e kaluar. Rimëkëmbja e fortë vazhdoi në kahun e kërkesës, me indekset për volumin e biznesit dhe atë rural që të dy u rritën për katër muaj radhazi, sipas vrojtimit.

Sipas të dhënave, rikuperimi i përshpejtuar i aktiviteteve logjistike të tregtisë elektronike ka të ngjarë të vazhdojë në të ardhmen dhe indeksi që ndjek këto aktivitete mund të arrijë në 110 pikë ose më lart në maj. (Fatosi)