MJK: Në çështjen e Hong-Kongut nuk mund të ndërhyjë asnjë forcë e jashtme
2023-05-15 20:49:54

Në përgjigje të seancës dëgjimore të mbajtur ditët e fundit nga Komisioni Kongres-Ekzekutiv i ShBA-së për Kinën (CECC) dhe raportit të publikuar nga ky komision, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të hënën se çështja e Hong-Kongut është plotësisht punë e brendshme e Kinës dhe në të nuk mund të ndërhyjë asnjë forcë të jashtme. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas një raporti të publikuar nga CECC-ja, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) ka emëruar 29 gjyqtarë për të shqyrtuar çështje që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të Kinës, gjë që, sipas raportit, cenon të drejtat ligjore themelore dhe dobëson sundimin e ligjit dhe sistemin e pavarur gjyqësor të Hong-Kongut. CECC-ja i kërkon qeverisë amerikane që të vendosë sanksione mbi këta 29 gjyqëtarë.

Lidhur me këtë, zëdhënësi tha se CECC-ja gjithmonë ka bërë gjithmonë vërejtje të papërgjegjshme për punët e brendshme të Kinës, duke shtrembëruar qëllimisht faktet e duke shpifur Kinën, dhe nuk ka asnjë besueshmëri politike.

Foto: VCG

Foto: VCG

“Hong-Kongu është një shoqëri ku sundon ligji. Gjyqtarët e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut ushtrojnë juridiksionin e tyre mbi krimet që dyshohet se rrezikojnë sigurinë kombëtare, në përputhje me Ligjin Themelor dhe Ligjin e Sigurisë Kombëtare të Hong-Kongut. Qeveria qendrore e Kinës mbështet me vendosmëri organet gjyqësore dhe personelin gjyqësor të Hong-Kongut që të kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit dhe mbron të drejtat e ligjshme të personelit gjyqësor të Hong-Kongut,” theksoi Wang.

Zëdhënësi i kërkoi ShBA-së që të ndalojë ndërhyrjen në çështjet e Hong-Kongut dhe minimin e lulëzimit dhe qëndrueshmërisë së Hong-Kongut, si edhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës. (Li Huailiang/Artan)