Kinë - Çmimet e mjeteve të prodhimit shënuan rënie
2023-05-15 11:07:14

Foto nga VCG

Shumica e mallrave kapitale të monitoruara nga qeveria kineze regjistruan çmime më të ulëta në fillim të majit krahasuar me fundin e prillit të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Nga 50 mallrat kryesore të monitoruara nga qeveria, duke përfshirë tuba çeliku, benzinë, qymyr, plehra dhe disa kimikate, tetë raportuan rritje të çmimeve gjatë kësaj periudhe, ndërsa 42 regjistruan çmime më të ulëta, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).

Çmimet e mishit të derrit ranë me 2 për qind në fillim të majit krahasuar me fundin e prillit.

Të dhënat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë të rreth 2000 shitësve me shumicë dhe shpërndarësve në 31 rajone të nivelit provincial. (Fatosi)