Skema kombëtare në bujqësi, pritet rritje e fondit
2023-05-15 10:37:31

Bujqesia (Foto Business Magazine)

Bujqesia (Foto Business Magazine)

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2023 ka shënuar një numër të madh aplikimesh. Zv.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari ka shpjeguar për mediat mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe hapat që ndiqen pas mbylljes së aplikimeve.

 

Skema kombëtare e mbështetjes direkte që aplikohet nga qeveria shqiptare, ndër vite është një skemë që i mbështet fermerët direkt, nëpërmjet masave të ndryshme për të cilën në bazë të politikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit rural, tashmë janë përdorur masa të ndryshme në vite të ndryshme. Për vitin 2022 u përdorën, rreth 8 masa por edhe për vitin 2023 janë aplikuar nëntë masa si mbështetje direkte. 4 masat e para lidhen me mbështetjen e blegtorisë, pra mbështetjen e gjedhëve, të të imtave, mbështetjen e bletarisë,  të inputeve të farave dhe fidanëve, mbështetje në masën 5 mbështetje është për fermat organike. Pastaj kemi masën e mbështetjes për peshkimin, për fermat të cilat kanë një zhvillim në vazhdimësi në vitet e tjera dhe këto masa pastaj zbërthehen sipas mbështetjes së tyre, edhe të fondit përkatës. Masa e 9 është nafta, e cila zë totalin ose numrin më të madh të aplikimeve dhe kjo është një mbështetje që ka rritur shumë interesin e fermerëve”- tha Jaupllari.

 

Sipas  zëvendësministrit edhe psë shuma totale është 3.3 miliardë lëkë, deri në fund të vitit ka pritshmëri për shtesë fondi për mbështetjen në bujqësi.  Kjo metodë është aplikuar edhe vitin e kaluar.

 

Zëvendësministri Arjan Jaupllari (Foto Facebook)

Zëvendësministri Arjan Jaupllari (Foto Facebook)

Në vitin e kaluar ka qenë mbështetja e grurit dhe nuk është më dhe është reduktuar në masën e mbështetjes për naftë. Në total këto masa do të rimbursohen dhe do të mbështeten nga një fond prej 3.3 miliardë lekë për këtë vit, por që ky fond është fillimi i tij, i alokuar nga qeveria në fillim të buxhetit të saj, por në bazë të numrit të lartë të kërkesave për aplikim, ky fond mund të rritet dhe të rialokohen fonde të reja gjatë vitit dhe të përfitojnë shumica e fermerëve të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret teknike për përfitimin e tyre. Kemi eksperiencën e vitit të kaluar që filloi me 3.1 miliardë lekë dhe shkoi në fund të vitit 2022 me 5.1 miliardë lekë duke mbështetur rreth 48 mijë fermerë, aplikantë të cilët plotësuan kriteret në masa të ndryshme të përfitimit të tyre” tha ai/

 

Skema kombëtare (Foto Albeu.com)

Skema kombëtare (Foto Albeu.com)

Në fokus është mbështetja për blegtorinë.

 

Ajo që është e rëndësishme për këtë vit, duhet të theksojmë sepse katër masat e para që i përkasin blegtorisë. Të gjithë ata që kanë aplikuar do ta përfitojnë nga skema pa pasur asnjë përjashtim përvec rasteve kur ata nuk plotësojnë kriteret e përfitimit. Ku do gjenden lekët për të mbështetur të gjithë ata që kanë aplikuar në katër skemat e para? Janë dy mënyrat që do të merren parasysh. E para do të rialokohen fonde të reja dhe e dyta është rishpërndarja që mund të bëhet gjatë gjithë vitit. Kurse përsa i përket naftës jemi përsëri në kushtet kur mbështetja totale nga qeveria, përveç asaj që është planifikuar prej 1.8 miliardë lekë, do të rialokohen fonde të reja gjatë vitit dhe do të shkojë drejt përfitimit, por nuk mund të themi që fermerët që kanë aplikuar për naftë do të mbështeten të gjithë”- tha Jaupllari.

 

Skema e mbështetjes (Foto ATSH)

Skema e mbështetjes (Foto ATSH)

Mbështetja me naftë vijon të zërë një peshë të rëndësishme në skemën mbështetëse në bujqësi.

 

Fondin më të madh tek masat e përfitimit e ka zënë nafta vitin e kaluar dhe e dyta pas naftës vjen blegtoria. Vitin e kaluar blegtoria zuri 1.8 miliardë lekë, nga të cilat të imëtat dhe gjedhët morën 1.5 miliardë, kurse bletaria mori rreth 3 miliardë lekë. Pra në total blegtoria në vitin 2022 u mbështet me 1.8 miliardë lekë. Kurse nafta mori fondin më të madh që shkoi rreth 3.3 miliardë lekë dhe numri i përfituesve ishte rreth 85% e përfituesve nga skema e naftës. Duhet të theksojmë që përvec mbështetjes së këtyre sektorëve, të cilët janë prioritarë dhe prodhojnë prodhime për treg, jo vetëm për tregun vendas dhe për eksport siç janë mbështetja tek serat apo edhe tek blegtoria. Ka edhe dy masa të tjera që janë të rëndësishme që janë bujqësia organike. Ne do të shkojmë drejt Komuniteti Evropian dhe duhet të kemi një ushqim tepër të sigurtë dhe t’i afrohemi sa më shumë bios, pa pesticide dhe pa mbetje. Së shpejti tek ne do të vijë auditi i BE-së dhe do të auditohemi për planin e mbetjeve dhe mbetjet e pesticideve apo edhe mbetjet e barnave veterinare.” – u shpreh  zëvendësministri.

 

Skema kombëtare (Foto Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural)

Skema kombëtare (Foto Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural)

Veç mbështetjes financiare në fokus të Ministrisë së Bujqësisë është  rritja e standardeve të sigurisë ushqimore, që do t’i hapte rrugën ekporteve me vendet e rajonit dhe më gjerë.