Foto nga VCG
Zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang bëri thirrje të shtunën lidhur me shtimin e përpjekjeve për të forcuar krijimin e markave, teksa Kina ka marrë një sërë masash mbi kultivimin e zhvillimin e markave dhe markat e njohura kineze po fitojnë vazhdimisht popullaritet, famë e ndikim.
Gjatë një fjalimi në Forumin Ndërkombëtar mbi Zhvillimin e Markave Kineze, që është pjesë e veprimtarive të Ditës së Markës të Kinës 2023 të zhvilluara në Shangai, numri dy i qeverisë së Kinës vuri në dukje se është e rëndësishme të përmirësohet mekanizmi i kultivimit dhe zhvillimit të markave, të inkurajohen kompanitë të përfshijnë elemente të lidhura me kulturën kineze në krijimin e markave dhe të goditen veprimet e paligjshme, të tilla si shkeljet lidhur me markat etj.
Duhet të bëhen po ashtu përpjekje për të përmirësuar rregullat dhe standardet ndërkombëtare mbi të drejtat e pronësisë intelektuale lidhur me markat, të lehtësohet komunikimi mbi krijimin e markave dhe të nxitet zhvillimi i markave globalisht, theksoi zv.kryeministri.