Kina dhe Hungaria do të zgjerojnë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë
2023-05-15 20:32:40

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u shpreh të hënën se Kina do të zgjerojë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë dhe shkëmbimet njerëzore me Hungarinë, duke e përshkruar Hungarinë si mike dhe partnere të mirë të Kinës.

Ndërsa u takua me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto në Pekin, kryediplomati i Kinës vuri në dukje se vendi i tij Kina do të vazhdojë t'i planifikojë marrëdhëniet dypalëshe me Hungarinë duke u nisur nga një qëndrim strategjik dhe një perspektivë afatgjatë.

Szijjarto e çmoi thellimin e marrëdhënieve hungarezo-kineze në të gjitha fushat përgjatë viteve. Hungaria e sheh Kinën si një partnere bashkëpunimi strategjik që ndan mundësi të rëndësishme zhvillimi, tha ai, duke shtuar se vendi i tij mirëpret investimet kineze dhe është i gatshëm të çojë përpara bashkëpunimin praktik me Kinën në të gjitha fushat. (Li Huailiang/Artan)